Tuesday , September 22 2020

COVID-19 ndaloi testimet e mjekimeve për kancerin dhe sëmundjet e zemrës.

Mijëra testime klinike për të zbuluar trajtime për sëmundje si kanceri dhe sëmundjet e zemrës janë ndaluar për shkak të pandemisë së COVID-19. 7 në 10 projekte kërkimore në Britani janë ndikuar nga pandemia e COVID-19, kanë zbuluar analizat nga Southampton University. Një në 10, gjithsej 1500, janë ndaluar plotësisht. Këtu përfshihet jo vetëm testimet për mjekime të reja por edhe kërkimet laboratorike.