Wednesday , November 25 2020

Aktori i famshëm shtrohet sërish në spital, ç’po ndodh me gjendjen shëndetësore të Kivanç Tatlitug?

Para disa kohësh aktori i famshëm turk, Kivanç Tatlitug njoftoi se dyshonte se ishte infektuar me COVID 19 pasi kishte shfaqur simptoma të ngjashme të virusit, kryesisht kollë dhe temperaturë. “Përshëndetje të gjithëve, unë kam qenë në shtëpi me gruan time për 15 ditë. Megjithatë, pas disa ankesave të mia, ata më morën nën vëzhgim në spitalin ku shkova.

Ju lutem mos u shqetësoni. Unë jam mirë dhe jam duke pritur për rezultatin tim të testit. Unë do t’ju njoftoj, qëndroni të shëndetshëm”, shkruante ai, ndërkohë që lidhur me këtë çështje komentuan të gjithë mediat rozë të shtetit turk.

Mirëpo pas ekzaminimeve Tatlitug tregoi se ishte sëmurë me pneumoni dhe jo me koronavirusin e ri. Ndërkaq fansat e aktorit të famshëm janë ende të shqetësuar pasi Kivanç është rikthyer sërish në spital por nuk dihen arsyet dhe pse flitet se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe po kryen thjesht kontroll rutinë.