Monday , September 21 2020

Elbasani nuk gjen qetësi, sërish numër i lartë të prekurish me koronavirus. Përditësimi i sotëm

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve në këtë komunikim të përditshëm për t’ju informuar mbi situatën epidemiologjike në vend, duke ju kujtuar rëndësinë që ka zbatimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskës dhe kujdesi për higjienën personale dhe atë kolektive.

Në 24 orët e fundit janë kryer 835 testime dhe janë identifikuar 116 qytetarë të prekur nga virusi SARS COV2.

150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5732 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 49 raste në Tiranë, 13 në Elbasan, 7 në Kukës, nga 5 raste në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Fier, Has, nga 3 raste në Berat, Kamëz, Gjirokastër, 2 në Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Mirditë, Mat, Bulqizë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 32 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 qytetarë nga Tirana; një 56 vjeçar ; një 64 vjeçare, një 71 vjeçare ; një 77 vjeçar dhe një 89 vjeçare i shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.

Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid-19.

COVID-19 – Statistika (3 Shtator 2020)

Testime totale                   65340

Raste pozitive                    9844

Raste të shëruara            5732

Raste Aktive                       3811

Humbje jete 301

(Qarku Tiranë 143, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 17, Fier 15, Korçë 12, Lezhë 11, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2068

Durrës                  472

Shkodër               288

Lezhë                    195

Korçë                    136

Kukës                    133

Elbasan                 129

Vlorë                     122

Fier                        121

Berat                     75

Dibër                     38

Gjirokastër         34