Tuesday , September 22 2020

Një tjetër kirurg konfirmohet me koronavirus në Spitalin e Elbasanit.

Vijojnë infektimet në Spitalin e Elbasanit. Mësohet se ka rezultuar pozitiv nga Covid-19, një tjetër mjek kirurg në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” në qytetin e Elbasanit.  Ende nuk dihet se si mund të jetë infektuar mjeku, ndërsa bëhet e ditur se përgjigja e tamponit ka dalë në datën 1 shtator.

Kujtojmë se vetëm përpara pak ditësh u konfirmua me koronavirus një tjetër mjek kirurg urolog në këtë qytet. Gjate 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në qytetin e Elbasanit janë regjistruar 13 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve aktive, në 129 persona.