Friday , September 18 2020

Përplasje me Ben Blushin. Vendimi ekstrem i Salsano Rrapit.

Moderatori i njohur Salsano Rrapi thuhet se  është larguar nga “Portokalli” bëjnë të ditur burime për CNA.al. Wshtw mësuar se Salsano Rrapi, një prej moderatorëve kryesorë të “Portokallisë” prej shumë vitesh, ka dhënë dorëheqjen. Të njëjtat burime theksuan se largimi i Salsanos nga Portokalli, ka ardhur pas përplasjeve të forta që ka pasur me drejtorin e Top Channel, Ben Blushi.

Largimi i Salsano Rrapit vjen pas 13 vitesh në Portokalli, nga të cilat 11 vite si moderator. Kujtojmë këtu se Salsano Rrapi është i disati person i larguar nga Portokalli, por edhe një goditje e fortë për këtë emision, pasi është moderatori i dytë që e braktis.

Kjo pasi rreth dy javë më parë konfirmoi largimin nga Portokalli, edhe moderatorja tjetër Xhemi Shehu. Ende nuk ka pasur një reagim publik nga ana e Salsanos por mbetemi në pritje…