Friday , September 25 2020

I dënuar me 7 vite, shqiptari fiton çmim për shpikjen që bëri në qeli

Një shqiptar, i cili e ka përfunduar dënimin e tij prej 7 vitesh buŕg për tŕafik dŕoge, ka fituar çmimin e parë në konkursin “Talentet e Qyteteve”, pasi gjatë kohës kur vụante dënimin në buŕgjet franceze, ai shpiku një lojë tavoline të quajtur “Ulje shtesë e dënimit”, që kushton 79 euro.

Arbri Madhaj, tashmë 40 vjeç, mbërriti në Renne të Francës kur ishte një adoleshent 16-vjeçar, ndërsa më vonë përfundoi në buŕg, pasi u aŕrestua për trafik dŕoge. Ai doli nga bụrgu në fund të marsit, ndërsa përgjatë kohës kur vụante dënimin krijoi edhe lojën që bazohet në jetën e përditshme të bụrgut dhe Kodin Penal.

Qëllimi i kësaj loje argëtuese dhe edukative është parandalimi i kŕimeve dhe edukimi i të rinjve për realitetin e jetës në bụrg, duke treguar ndikimet e ndryshme njerëzore. Në këtë lojë, secili lojtar e vendos veten në vendin e një të bụrgosuri. Bordi përbëhet nga 52 sheshe që korrespondojnë me 52 javët e vitit. Secila kuti përfaqëson një aktivitet të ofruar në bụrg,  si sporti, veprimtaritë shoqërore dhe protokollet e rehabilitimit, për të përfituar një ulje shtesë të ɗënimit.

Te faqja e lojës lexohet mbishkrimi: “Për një kohë të gjatë besoja se kisha gjithçka nën kontroll dhe se asgjë nuk mund të më ndodhte. Në atë kohë, mendova se do të kontrolloja gjithçka. Imagjinoja që paratë që fitoheshin lehtë, makinat luksoze, festat dhe pushimet do të zgjasnin përgjithmonë.

Por, në fund, isha i mbyllur për vite të tëra në bụrg dhe humba shumë gjëra. Keqardhja ime më e madhe është që nuk i kam parë fëmijët e mi të rriten dhe nuk kam qenë i pranishëm për t’i shoqëruar në shkollë, apo në kohën e tyre të lirë. Nuk e kisha idenë se çfarë po bëja dhe sa do të ndryshonte jetën time. Para se të bëni një kŕim mendohuni mirë, në mënyrë që të mos përfundoni në bụrg”.