Sunday , September 27 2020

Kombëtarja Shqiptare e nis me fitore në Ligën e Kombeve

Shqipëria e nisi mbarë sezonin e Ligës së Kombeve. Sukses 2-0 ndaj Bjellorusisë të premten në Minks. Trajneri Edy Reja i besoi lojtarëve të zakonshëm edhe ndërsa kishte disa mungesa në mbrojtje. Kuqezinjtë e nisën vrullshëm sfidën, duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare. Sokol Cikalleshi realizoi një gol të bukur në mesin e pjesës së parë.

Portieri Aleksandr Gutor e pati të pamundur të ndalonte goditjen e sulmuesit shqiptar. Futbollistët e Shqipërisë e ruajtën ritmin, duke u treguar të kujdesshëm në mbrojtje. Pas pushimit bjellorusët fituan terren duke rrezikuar portën e Thomas Strakoshës, por pa mundur të shënojnë. Zëvendësimet e kryera nga Edy Reja sollën rezultat.

Roshi i cili hyri në fushë në vend të Lorenc Trashit ishte pikënisja e golit të dytë për Shqipërinë. Keidi Bare nuk gaboi brenda zonës, duke realizuar. Kombëtarja me këtë fitore udhëheq së bashku me Kazakistanin, që mundi në transfertë po 2-0 Lituaninë në sfidën tjetër të Grupit 4 në Divizionin C. Pikërisht me përfaqësueses lituaneze do të luajnë kuqezinjtë të hënën në Air Albania Stadium.