Wednesday , November 25 2020

Vajza shtatzënë humb jetën në moshën 31-vjeçare nga koronavirusi, u infektua gjatë baby shower

U infektua gjatë një feste baby shower të përgatitur surprizë nga koleget e punës, duke bërë që një 31-vjeçare shtatzënë të humb jetën. Bëhet fjalë për brazilianen Camila Graciano, nga Anapolis. Një histori e cila po bën xhiron e botës, për shkak të shkeljes së rregullave të distancimit social, duke shkaktuar tragjedi të kësaj natyre.

Camilla me profesion mësuese, ndodhej në muajin e tetë të shtatzënisë dhe për muaj me radhë kishte respektuar rregullat e distancimit social. Por festa surprizë e organizuar nga koleget i mori jetën, këtë fund gushti. Fatmirësisht foshnja që mbante në bark ia doli që të shpëtonte, në sajë të një lindje të përshpejtuar nga ana e mjekëve me operacion.

Në festën për ti uruar mirëseardhjen vogëlushes, siç njihet ndryshe baby shower, ishte i pranishëm një person simptomatik ndaj Covid-19, i cili ia kishte transmetuar virusin edhe personave të tjerë.

Gjendja shëndetësore e 31-vjeçares u përkeqësua brenda pak ditësh, deri sa humbi jetën./noa.al