Sunday , September 27 2020

Greqia, ultimatum Turqisë: Hiq anijet, ndryshe BE do të …

Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas ishte i drejtpërdrejtë sot në mesazhin dhënë ekzekutivit turk duke i kërkuar urgjentisht largimin e anijeve nga zona e kontestuar detare mes dy shteteve në Egjeun Lindor. Petsas u shpreh në një intervistë në Skai TV se Turqia duhet të largojë anijet, ndryshe BE e ka gati listën e sanksioneve dhe mund ta verë në veprim në çdo moment në rast hezitimi nga turqit, shkruan abcnews.al.

Zëdhënësi i qeverisë greke kritikoi në një farë mënyrë edhe shefin e NATO-s, Stoltenberg duke i kërkuar që të mbajë pozicionin e tij duke mos tentuar që t’i shtrijë negociatat mes Greqisë dhe Turqisë përtej atyre teknike.

“E vetmja gjë që neve na duhet të merremi vesh me turqit është delemitimi i detit”, u shpreh Petsas duke iu trembuar një diskutimi më të gjerë mes qeverinë turke me ndërhyrjen e NATO-s përveç delemtimit të hapësirës detare. Petsas tha gjithashtu se Turqia duhet të heqë anijet nga zona e kontestuar detare më herët se sa data 24-25 shtator, kur edhe sipas tij BE mund të miratojë sanksionet.