Wednesday , December 2 2020

Njihuni me 63 vjeçarin që çdo mbrëmje në orën tetë shkon në qeli.

Bùrgu i Vaqarrit është i vetmi bùrg në botë ku policët nuk e marrin shërbimin për të parandaluar ndonjë arratisje të mundshme, por për të ruajtur bazën materiale. Është gjithashtu i vetmi bùrg në botë që ka vetëm një të dènuar, por edhe ai në mëngjes del nga qelia dhe çdo darkë fiks në orën 20:00 , paraqitet për të fjetur në qeli.

Agim Tufa, 62 vjeç i dènuar për ꓒhunë mbërrin çdo mbrëmje në bùrg sipas urdhrit të gjykatës.  Këtë dënim Tufa po e vuan prej një muaji deri në fund të vitit. Fillimisht për shkak të pandemisë 62 vjeçari dezinfektohet dhe më pas kontrollohet.

Pavarësisht se gjatë ditës qëndron në shtëpi përpara se dera të mbyllet i moshuari ka të njëjtat të drejta si çdo i dènuar , mes tyre edhe detyrimi i bùrgut për t’i shërbyer vaktin e mbrëmjes dhe të mëngjesit. Por meqënëse ai është vetmi i dènuar pasi bùrgu i Vaqarrit pas rikonstruksionit do kthehet në një bùrg gjysëm lirie dhe sigurie të ulët, Tufës i sillet ushqimi nga një bùrg tjetër./TCH