Wednesday , September 23 2020

Covid-19 prek mësuesen dhe punonjësen e bashkisë në Elbasan, pozitiv edhe…

Covid-19 vijon të prekë institucionet. Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë raportoi për 9 raste të reja në qytetin e Elbasanit Sipas ABC News, dy prej tyre janë një mësuese në gjimnazin “Mahir Domi”, si dhe punonjëse e urbanistikës në bashkinë e qytetit. Ndërsa i infektuar ka rezultuar edhe një shofer që bënte transportin e udhëtarëve nga Elbasani në drejtim të plazhit të Spillesë.

Bashkë me 9 rastet e sotme shkon në 175 numri i rasteve aktivë me Covid-19 në Elbasan