Wednesday , November 25 2020

Dy efektivë në Elbasan me Covid-19, një prej tyre pjesë e skuadrës “Shqiponja”.

Konfirmohet me Covid-19 një tjetër pjesëtar i skuadrës së Shqiponjave në Komisariatin e Policisë në Elbasan. Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për abcnews.al, mësohet se edhe një efektiv i policisë rrugorë në Gramsh ka rezultuar pozitivë për virusin e ri. Ndërkohë të infektuarit ndodhen të vetkarantinuar në banesat e tyre. Nuk bëhet e ditur se si mund të jenë infektuar dy efektivët e bluve të Elbasanit.