Wednesday , September 23 2020

Aksident në aksin Qafë Thanë, dy të plagosur nisen me urgjencë drejt spitalit.

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në aksin Qafë Thanë-Prrenjas. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Urakë. Mësohet se dy personat e plagosur janë transportuar për në spital. Ndërkohë, policia  ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton në lidhje me shkaqet e aksidentit në fjalë.