Friday , September 18 2020

Alfred Cako me një teori të re: Keni për të parë çfarë ka për të ndodhur në fund të shtatorit.

Alfred Cako ka dalë me një tjetër teori te re, në lidhje me pandeminë dhe se çfarë do ndodhë në ditët në vazhdim. Ja dhe postimi i plotë i Cakos: Çfarë do të ndodhë në fund të shtatorit? Ashtu siç ju kam thene qysh ne qershor, me sa po shoh, pas 1 muaji do filloje Karantina nr. 2, nese popujt nuk do te ngrihen ne protesta fuqishem.

Dyqanet do synohet te lihen bosh; do ndalohet levizja e lire; vaksina do te behet me detyrim; ne Perendim qeverite jane antipopullore dhe pro Kabales. Do tentohet te vaksinohet me ꓒhune gjithe Perendimi dhe sidomos ato vende ku raca e bardhe eshte shumice; te rafshohet ekonomia e botes, te demtohet shendeti i perendimoreve; pastaj do te shkojme drejt mikrocipimit; keto jane planet e Kabales; udheheqesit tane dhe liderat shpirterore jane gura shahu te Kabales.

Njerez, jo teste! Mos shkoni ne spitale per ceshtje te vogla! Kurojuni ne shtepite tuaja larg spitaleve ku jane vendosur antenat 5G, ku oksigjeni demtohet dhe nuk furnizon natyrshem mushkerite tuaja me hemoglobine! A do te beheni edhe ju gati per protesta si ne Perendim kunder Karantines nr. 2 dhe vaksines me detyrim, ne mbeshtetje te Levizjes Sovrani dhe Levizjes No Vax by Force Albania?