Thursday , October 22 2020

Qytetari i irrituar deklaron nga Infektivi:”Kam blerë ilaçe pasi mungonin në spital, Covid-19 nuk shërohet në shtëpi!”

Familjarët e pacientëve të prekur më Covid-19, vijojnë që të qendrojnë para spitalit Infektiv për të marrë një përgjigje për personat e tyre të afërt. Një nga qytetarët i cili ka të shtruar në spital babain e tij, tha se ka blerë ilaçe pasi mungonin në spital, ndërkohë që shtoi se Covid-19 nuk shërohet në shtëpi.

Po ashtu qytetari theksoi edhe nevojën e ambulancave të mira, pasi sipas tij janë në gjendje katastrofe, dhe janë rrezik për përhapjen e virusit.

“Solla babain në gjendje të rëndë. Babai im është një gjendje të rëndë dhe ka 10 ditë. Kam shpresën se ai do ta fitojë betejën me Covid-19. Doktorët dhe mjekësia duhet të jetë humane dhe jo komerciale. E kam dëgjuar, por nuk e di sa e vërtetë është, mendoj se spitali është human. Covid-19 nuk shërohet në shtëpi. Është përhapur në atë mënyrë se nuk mund ta besoj. Të mbajne maskë dhe të izolohen. Unë shoh që në ambulance katastrofe sepse aty hyjnë aq shumë njerëz me Covdi-19 dhe aty rrezikon që të infektohesh.

Të vendose ambulance të mira për banorët në Fushë-Krujë. Nuk janë për ambulancë ato, ka ikur koha. Kam blerë ilaçe, ndërkohë që nuk ka as oksigjen në spital. Kam kërkuar që të gjej aparat oksigjeni por nuk ka gjetur. Presim me orë të tëra për të dërguar veshjet.”- tha qytetari.