Wednesday , September 30 2020

Covid-19; Elbasani vijon me shifra të larta infektimesh, ja përditësimi për 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 156 raste të reja dhe 2 humbje jete si pasojë e Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 870 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 156 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 62 qytetarë, si dhe janë shënuar 2 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë informon për situatën epidemiologjike në vend gjatë 24 orëve të fundit:

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

63 raste në Tiranë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Dibër,

nga 8 raste në Lezhë dhe Lushnje,

nga 7 raste në Fier dhe Vlorë,

nga 4 raste në Shkodër, Kukës, Berat, Gjirokastër,

nga 3 raste në Kurbin, Librazhd, Fushë-Arrëz,

2 raste në Has, Kavajë, Malësi e Madhe, Bulqizë,

1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Selenicë, Peqin, Gramsh, Skrapar.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Një 83 vjeçare nga Shkodra dhe një 87 vjeçare nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e distancimit fizik. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën. Lani dhe dezinfeksoni duart sa më shpesh. Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe është rrezik për të gjithë. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar betejën me SARS COV2 dhe për të frenuar përhapjen e tij.

COVID-19 – Statistika (10 Shtator 2020)

Testime totale 71280

Raste pozitive 10860

Raste të shëruara 6346

Raste Aktive 4190

Humbje jete 324 (Qarku Tiranë 155, Durrës 44, Shkodër 37, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2194

Durrës 483

Shkodër 338

Lezhë 239

Elbasan 192

Korçë 159

Fier 161

Vlorë 143

Kukës 121

Berat 79

Gjirokastër 39

Dibër 42

Që në fillim të këtij komunikimi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju këshillon të mos neglizhoni shenjat e infeksionit SARS COV2, të kontaktoni menjëherë Urgjencën Kombëtare dhe nëse konfirmoheni pozitiv me COVID19 duhet patjetër të lidheni me mjekun tuaj të familjes, në mënyrë që të nisni trajtimin sa më parë sipas protokolleve të mjekimit. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi në linjën e gjelber falas 0800 40 40 ku do të merrni informacionin e duhur.

Top Channel