Friday , September 18 2020

E bujshme! Një tjetër ministër i Ramës paralajmëron largimin: Nuk do të jem më në qeveri

Ditën e sotme Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar zërat për largimin e tij nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme. “Flitet që me ndryshimet e reja nuk do të jeni më në këtë post? Çfarë komenti keni”, u pyet Lleshaj nga gazetarët në Vlorë, ku ishte i pranishëm në kuadër të një aktiviteti.

“Çfarë komenti mund të kem për këtë?! (Qesh) Që sdo të jem në këtë post është krejt e sigurt”, – u përgjigj.

Është e sigurt?

“Patjetër që është e sigurt. Askush nuk është i përjetshëm në një post (Qesh)”, – shtoi ministri.