Saturday , September 26 2020

Rezulton pozitive me COVID drejtoresha e kopshtit në Elbasan.

Drejtoresha e kopshtit Nr.13 në Elbasan është infektuar me COVID-19 dhe aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Pas konfirmimit se ajo ishte pozitive me koronavirus stafi i kopshtit  është vetëkarantinuar dhe po i merren tamponët. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në prag të vitit të ri shkollor, ka një apel për mësuesit, prindërit, nxënësit; të respektojnë me rigorozitet masat për mbrojtjen ndaj COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin tonë janë infektuar  164 persona. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:   56 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër,  nga 10 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 8 raste në Kurbin, nga 7 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, 4 raste në Gramsh, 3 raste në Kukës, Mat, Gjirokastër, 2 raste në Berat, Kamëz, nga 1 rast në Has, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Bulqizë.