Saturday , September 26 2020

Aksident i rëndë në afërsi të tunelit të Elbasanit, humb jetën një vajzë! Tre të plagosura

Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të tunelit  Elbasan-Tiranë. Pesë automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Përplasja ka ndodhur në afërsi të tunelit të Elbasanit. Gazetari Aldo Kozarja raporton se dyshohet se nga aksidenti ka humbur jetën një vajzë dhe janë plagosur tre të tjera.

Mësohet se një vajzë e cila ishte pasagjerë në një prej automjeteve të përplasura ka mbetur brenda në automjet dhe pritet ndërhyja e forca zjarrfikëse për ta nxjerrë atë. /abcnews.al/