Saturday , September 26 2020

“Kalova shumë etapa …”/Mesazhi i 65-vjeçarit që doli nga intubimi: Sa më gjatë të jeni ju aq më mirë është për ne

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e një 65-vjeçari nga Tirana, i cili pasi u shërua nga Covid-19 la spitalin “Shefqet Ndroqi” për tu bashkua me familjen e tij. Arben Dojaka prej 30 ditësh ndodhej i shtruar në spital, por sipas tij falë përkushtimit të mjekëve ai tashmë është mirë. 65-vjeçari flenderon të gjithë stafin mjekësor, fal të cilit  gëzon shëndet të mirë.

“Po shkoj në shtëpi i shëruar dhe jam i gëzuar për punën që keni bërë ju si mjek të këtij spitali. Jam i kënaqur nga të gjithë stafi drejtues, nga të gjithë ata që punojnë në shërbimin shëndetësor, sidomos në këtë spital që unë e provova. Kalova shumë etapa dhe mendoj se jam në një fazë, jam i lumtur dhe i kënaqur nga ky spital. Ju falënderoj të gjithëve dhe paçi edhe juve shanset dhe jetën tuaj sa më të gjatë, sepse jeni në shërbimin tonë. Sa më gjatë të jeni ju aq më mirë është për ne”, tha Arben Dojaka.

Edhe ministrja e Shëndetësisë vlerëson punën e stafit mjekësor.

“Pas 30 ditësh në spital, një pjesë prej të cilave i intubuar, Arben Dojaka, 65-vjeçari nga Tirana kthehet i shëruar në shtëpi. Punë fantastike e ekipit të reanimacionit dhe të gjithë stafit të spitalit COVID2 “Shefqet Ndroqi”.Krenare për ekipet tona mjekësore për shërbimin dhe përkushtimin. T’i ndihmojmë të gjithë bashkë, duke bërë pjesë të së përditshmes tonë maskën, duke ruajtur distancën dhe duke shtuar kujdesin për higjienën vetjake”, shkruan në Facebook ministrja.