Wednesday , September 23 2020

Rëndohet bilanci i personave që humbën jetën në aksidentin e sotëm në Elbasan

Aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit të Elbasanit, ku makina tip Benz i ka rënë nga pas makinës volkswagen, në të cilën udhëtonin 4 vajza. Nga përplasja makina volkswagen është shkatërruar thuajse komplet, ku njëra prej vajzave ka mbetur e bllokuar. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për nxjerrjen e saj nga makina. Ajo ka dalë me shenja jete dhe është dërguar në spital.

Mjeti me targë AB 209 AD ka goditur një Smart AA 409 VE nga mbrapa, kanë mbetur të vꓒekur dy femra dhe dy nga vajzat janë të plagosur rëndë. Drejtuesi i mjetit tip Benz Behar Pema, 58 vjeç, ka përplasur mjetin volkswagen ku udhëtonin 4 vajzat. Dy vajzat që ishin pasagjere të ulura në sedilen e pasme kane ndërruar jetë në spitalin e Traumës, ku mbërritën në gjendje shumë të rëndë, dhe nuk mundën të mbijetonin./shqiptarja/