Wednesday , December 2 2020

Elbasan; Pak orë pas intubimit ndërron jetë 70-vjeçarja me Covid-19. I infektuar edhe bashkëshorti

Një 70-vjeçare me Covid-19 nga Elbasani ka ndërruar jetë në spitalin infektiv. Burime bëjnë me dije se e moshuara ka ndërruar jetë pak orë pasi është intubuar. Bashkë me të ishte infektuar edhe bashkëshorti i saj. Ky i fundit e ka fituar betejën me këtë sëmundje dhe ka dalë nga spitali  dhe ndodhet i karantinuar në banesë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur dje se janë kryer në 24 orët e fundit 810 testime dhe janë konfirmuar 152 raste pozitive. Ndërkohë që në Elbasan janë 248 aktive, vetëm dje ishin 16 raste.