Wednesday , December 2 2020

Gazetarja nga Elbasani qan teksa raporton Live; Djali i saj që shkoi në klasë të parë i afrohet: Mami vër maskën se do më sëmurësh shokët

Bruna Kërçyku, gazetare e Top Channel në Elbasan raportonte live në “Wake Up”, fillimin e shkollës në shkollën “Bardhyl Popa”. Për Brunën ishte një ditë e veçantë sepse përveç se i duhej të raportonte nisjen e shkollës në Elbasan, duhej të përcillte edhe të birin në klasën e parë. Një moment emocionues për gazetaren e cila u përlot kur i biri i saj Reisi iu afrua për ta përshëndetur.

Në pyetjen e drejtuar djalit të saj se pse e ka vënë maskën, përgjigja e tij ishte e kam vënë maskën sepse ka koronavirus dhe nuk dua që të më sëmuren shokët e klasës.

Ashtu edhe si shumë nxënës të tjerë edhe Reisi kishte maskën e vendosur, çantën e shkollës dhe lulet për mësuesen e saj. Gjithashtu Reisi u shpreh se e kishte marrë shumë malli për shkollës.