Tuesday , December 1 2020

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, nëna 51-vjeçare mban në bark fëmijën e së bijës. Arsyeja

Një histori e veçantë është trajtuar mbrëmjen e djeshme në “Opinion”. Një nënë 51-vjeçare ka vendosur të lindë fëmijën e vajzës së saj 28-vjeçare. Kjo e fundit, në moshën 17-vjeçare mësoi se për shkak të një problemi me mitrën, nuk mund të bëhej me fëmijë. Është kjo arsyeja që nëna e vajzës, ka marrë përsipër të ndihmojë të bijën.

Rasti në fjalë është realizuar përmes fertilizimit InVitro. Gruaja 51-vjeçare ka treguar se që në momentin që vajza kishte hequr mitrën, ajo ishte menduar gjatë për të gjetur një zgjidhje.

Por, a është i ligjshëm ky proçes në Shqipëri?

Në shumë vende të botës, rasti në fjalë, i njohur ndryshe si surrogaci, është i ligjshëm dhe praktikohet jo rrallë. Për sa i përket vendit tonë, nuk ka ende një bazë ligjore që rregullon këtë proçes. Megjithatë, aktet normative të birësimit/adoptimit shërbejnë si rregullatore të rasteve si ky në fjalë. /News31