Tuesday , October 27 2020

Elbasan; Shkrumbohet ‘Benz-i’ pranë stacionit të trenit. Dyshimet (FOTO)

Një makinë tip ‘Benz’ A Class është djegur sot në mbrëmje nëqytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të trenit. Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet për një defekt teknik, që ka shkaktuar dhe djegien e makinës. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërsa zjarrfikësit shuan flakët.