Friday , October 23 2020

Evis Kushi publikon raportin e Bankës e Botërore për arsimin, ka një mesazh për paraardhëset Nikolla e Shahini

Ministrja e re e Arsimit Evis Kushi thotë se sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore për arsimin, Shqipëria renditet ndër 10 vendet me përmirësim më të madh në këtë fushë. “Shumë e lumtur ndërsa shoh raportin më të fundit Bankës Botërore, i cili analizon në mënyrë të detajuar 174 shtete nga e gjithë bota dhe e rendit Shqipërinë ndër 10 vendet me përmirësimin më të madh në arsim”, shkruan Kushi, ndërsa falenderon paraardhëset Lindita Nikolla e Besa Shahini.

“Ky raport është jo vetëm inkurajues për të çuar më përpara politikat arsimore, por edhe sfidues njëkohësisht për të përshpejtuar ritmin e reformave në arsim të ndërmarra nga 2 koleget e mia paraardhëse, Lindita Nikolla dhe Besa Shahini, falë punës së të cilave sot kemi një rritje të ndjeshme të cilësisë në arsim”, përmbyll ajo.