Friday , October 23 2020

Ia kërkoi publikisht, Lori Hoxha i realizon dëshirën Luanës: “Dikush më tha…

Lori Hoxha ia ka realizuar dëshirën Luanës, e cila pak javë më parë i kërkoi publikisht të ishte e ftuara e parë e “Shiko kush luan”. Lori publikoi në profilin e saj të Instagramit një foto krahas së cilës shkruante: “Dikush më tha se nëse komenton dëshirën tënde në këtë foto, bëhet realitet”.

“Të vish te emisioni i parë”, i shkruante Luana dhe Lori e pohoi.

Trashëgimtarja e Top Channel e ka mbajtur fjalën dhe dje ka qenë në xhirimet e puntatës së parë të “Shiko kush luan”.

Lori postoi disa foto e video gjatë xhirimeve ku shfaqej e veshur me të bardha dhe si gjithmonë në super formë.

“U kënaqëm”, shkruan Lori krah një postimi ku shfaqet me Rezart Veleshnjën. Puntata e parë e “Shiko kush luan” do të transmetohet më 26 shtator.