Sunday , October 25 2020

Kjo lule që rritet në Shqipëri ka vlera të pabesueshme kuruese, ja si ta përdorni

Vetitë kuruese të lules së basanit, një bimë barishtore që në gjendje natyrale rritet kudo, janë të njohura në mbarë botën. Përdorimi i gjerë i kësaj bime në mjekësinë popullore apo në produkte të ndryshme medicinale, i jep një rëndësi të veçantë kultivimit saj. Kjo si për përdoruesin ashtu edhe për prodhuesin, lidhur me aspektin ekonomik.

Është përdorur prej vitesh, veçanërisht e përzier me vajin e ullirit, si një balsam kurativ dhe rigjenerues. Përdoret në rastet e prerjeve, djegieve dhe plagëve të ndryshme por edhe si një çaj qetësues. Përdorimi i lule basanit ende lidhet me mjekësinë popullore dhe kurat e kaluara brez pas brezi në mbarë botën.

Kërkimet e zhvilluara vitet e fundit tregojnë se lulja e basanit mund të ndihmojë në kurimin e formave të lehta dhe të mesme të depresionit. Për më tepër këto kërkime shtojnë së kjo bimë ka efekte anësore më të pakta dhe më të lehta, në krahasim me mjekimet antidepresive.