Monday , October 19 2020

Sindromi i zyrës që po prek të rinjtë shqiptarë

Qëndrimi për një kohë të gjatë ulur në zyrë, puna në kompjuter apo përdorimi i telefonit pa pushim po sjell probleme të mëdha tek popullsia shqiptare. Fizioterapisti Ervin Kapaj tregon se sindromi i Piriformit, apo siç ai preferon ta quajë “Sindormi i Zyrës” është shumë i përhapur, sidomos tek moshat e reja.

Qëndrimi i gjatë ulur, në timon, në zyrë apo dhe në kafe, ka një lidhje shumë të madhe dhe me stomakun. Pasojat e këtyre dëmtimeve sipas fizioterapistit, jo vetëm që po hasen shumë te moshat e reja, por nuk po kursejnë as fëmijët. Më të rrezikuar janë ata që rrinë shumë para tabletave dhe smartphone-eve për kohë të gjatë.