Monday , October 19 2020

Pa përfunduar ende përzgjedhja e konkurrentëve, nisin spekulimet për fituesin e Festivalit të RTSH

Ka nisur tashmë përzgjedhja e konkurrentëve për Festivalin e Fundvitit të RTSH. Fituesja e vjetshme, Arilena Ara, nuk do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, pasi u vendos që përfaqësuesi do të jetë fituesi i këtij viti. Mirëpo, siç ndodh gjithmonë, ende pa u publikuar lista zyrtare e konkurrentëve, po përflitet tashmë për një fitues.

Bëhet fjalë për Genta Ismajlin, e cila më herët ka shprehur edhe vetë dëshirën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizon.

“Të vetmin festival që do të garoja do të ishte “Eurovisioni”, më kanë ftuar vitin e kaluar por s’kam arritur të shkoj, ndoshta këtë vit shkoj në rast se do të më ofrohet një këngë e duhur,” është shprehur Genta më herët.

/Descript.al/