Tuesday , October 20 2020

Pas shumë vitesh, rikthehet fakulteti më i kërkuar nga të rinjtë në qytetin e Elbasanit

Në qytetin e Elbasanit pas shumë vitesh rikthehet në universitetin “Aleksandër Xhuvani”, dega e juridikut.  Në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “A. Xhuvani”,  pranë departamentit të Drejtësisë, për vitin Akademik 2020-2021, hapet Dega e Studimit e “Programit të Integruar 5-vjeçar në Drejtësi”. Hapja dhe miratimi i kësaj dege nga ana e Ministrisë së Arsimit me Urdhër Nr. 234 date 15.7.2020, është një hap i rëndësishëm për Fakultetin Ekonomik Elbasan, i cili hap dyert për të gjithë maturantët që dëshirojnë të studjojnë për Drejtësi./abcnews.al