Friday , October 23 2020

Finalizohet operacioni policor i koduar “Markata”, aṙrestohen në flagrancë 2 persona në Elbasan

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kṙiminale të shpërndarjes së dṙogave në doza të vogla dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Naṙkotikëve dhe Tṙafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Markata”, në kuadër të cilit u aṙrestuan në flagrancë një 25 vjeçar  dhe një 31 vjeçar, banues në Elbasan.

Aṙrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Brigada”, Elbasan, pranë markatës gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë naṙkotike të dyshuar cαnnabis sattiva, 2 aparate celularë, 42.000 lekë të përfituara nga shitja e lëndës naṙkotike dhe mjeti tip “Suzuki” me të cilin lëviznin këta shtetas.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë veprimtari kṙiminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e naṙkotikëve”.