Tuesday , October 27 2020

Denaj jep lajmin e papritur: Pas mjekëve, rritje pagash edhe për…

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, tha se pas rritjes së pagave të mjekëve e infermierëve, vëmendje do marrë edhe arsimi. E ftuar në emisionin “Open”, në Top Channel, Denaj u shpreh se do jenë edhe punonjësit në arsim që do përfitojnë rritje page, por shtoi se është ende duke u diskutuar se në cilën masë

“Një sektor që do marri vëmendje është dhe arsimi, por jemi duke diskutuar për masën e rritjes”, tha Denaj, pa dhënë të tjera detaje. Ndërkohë, sa i përket rritjes së pagave të mjekëve dhe infermierëve, Denaj u shpreh se do bëhen në masën 40% dhe se vendimi prite të kalojë brenda muajit të shtatorit.