Saturday , October 31 2020

Moderatorja Arbana Osmani promovon me krenari projektin e Eduartit, fansat i kundërvihen

Moderatorja e dashur për publikun shqiptar Arbana Osmani ka postuar një foto, ku bashkangjitur saj kishte shkruajtur për filmin e ri që po realizon partneri i saj. Teksa ka fotografuar një nga vendet ku po zhvillohen xhirimet, Arbana është shprehur: “Vendi i sotëm i xhirimeve është i rrallë. Një shtëpi e rrallë tradicionale shqiptare e paprekur nga epoka moderne vetëm sepse nuk ka rrugë që mund të shkosh me makinë!

I uroj fat të gjithë ekipit, veçanërisht atij teknik që do të mbajë mijëra kg pajisje vetëm sepse regjizori donte këtë shtëpi të veçantë.” Mirëpo, teksti në fjalë ishte shkruajtur në anglisht dhe pikërisht për këtë detaj, fansat iu kundërvunë. Sipas tyre, Arbana nuk ka pse të shkruajë anglisht, gjë të cilën moderatorja ua ka shpjeguar në komente personave të “indinjuar”.

Tashmë jo vetëm personazhet publike, por çdokush shkruan thuajse në çdo postim anglisht, për të zgjeruar akoma më tepër rrjetin e ndjekësve, edhe pse kjo gjë nuk pëlqehet nga të gjithë.