Tuesday , October 27 2020

Përplasen dy makina në aksin Elbasan-Librazhd, njëra përfundon jashtë rruge. Ka të plagosur (FOTO)

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në aksin kombëtar Librazhd-Elbasan. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur një person. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete, njëri prej të cilëve gjatë përplasjes ka përfunduar jashtë rruge.foto galeri foto galeri

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, rrethanat e të cilit paraprakisht nuk janë të qarta.