Wednesday , October 21 2020

Shefi i klinikës në QSUT transportohet me urgjencë në Turqi, shoqërohet nga Pipero. Arsyeja

Besim Boçi, shefi i ORL në spitalin francez në QSUT, është dërguar me urgjencë për në Turqi këtë mbrëmje. Boçi rezultoi pozitiv me koronavirus, por gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm. Për këtë arsye u pa e arsyeshme dërgimi i tij me urgjencë jashtë vendit. Shefi i ORL-së është shoqëruar nga mjeku infeksionist Pëllumb Pipero.

Mbetet ende e paqartë se si Boçi është infektuar dhe prej sa ditësh vuante nga sëmundja.