Friday , October 23 2020

E zë pompa e betonit në punë, humb jetën tragjikisht një person në Librazhd

Një person i cili ishte duke punuar, ka humbur jetën tragjikisht, i zënë nga pompa e betonit. Rreth orës 12:00 të mesditës së sotme, në fshatin Dorëz, Librazhd, shtetasi K.Kojku, duke punuar në banesën e shtetasit H.Hoxha, e ka zënë pompa e betoni. Si pasojë e dëmtimeve të marra, punëtori është plagosur dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarje. /noa.al