Friday , October 23 2020

Vendet më të rṙezikuara nga moti i keq në fundjavë, Agjencia e Mbrojtjes Civile bën thirrje për kujdes këtyre prefekturave.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka bërë thirrje 5 prefekturave të vendit për të marrë masa parandaluese për shkak të motit të keq që do të përfshijë vendin gjatë fundjavës. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u është drejtuar 5 prefekturave në vend me shkresa zyrtare duke paralajmëruar mot të keq.

Sipas IGjEUM, në veriperëndim dhe në jug të vendit priten reshje shiu dhe stuhi, ndërkohë që vendet më të rṙezikuara janë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe e Kruja. Institucioni u është drejtuar prefekturave, Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër për t’u kërkuar kujdes të shtuar dhe gatishmëri për çdo emergjencë.

Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim. Gjithashtu, ata kërkojnë të përcaktohen vendet e paṙrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në raste përmbytjeje. Ndihmë u kërkohet dhe Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit të jenë në gatishmëri për rastet e emergjencave.