Friday , October 23 2020

Prindër qetësohuni; Nëse fëmijët kanë këtë simptomë, mund të jeni të sigurtë që nuk është COVID-19

Simptomat e gripit të zakonshëm, të ftohurit dhe virusit COVID-19 duket se janë të ngjashme. Ka ndodhur që njerëzit të mendojnë se janë prekur nga COVID-19 e më pas, të kenë rezultuar negativ pasi kanë qenë thjesht me grip. E kur vjen puna te fëmijët, ne fakt, çështja bëhet më delikate.

Për të qetësuar të gjithë prindërit, ka një simptomë që tregon qartazi që fëmija juaj është ftohur dhe nuk ka COVID-19. Profesori Tim Spector, nga King’s College London, ka deklaruar se nëse fëmija ka vetëm rrufë, nuk është i infektuar. Sipas tij, kjo është simptomë e një ftohjeje të thjeshtë dhe nuk është nevoja të përhapet panik.

Si drejtues i aplikacionit Coronavirus Symptom Study, ai ka treguar se simptomat më të shpeshta tek fëmijët janë lodhja, dhimbja e kokës dhe temperatura. Ndërsa tek të rriturit, përveç lodhjes dhe dhimbjes së kokës, vihet re dhe humbja e nuhatjes apo shijes. Shumë pak persona raportojnë rrufën si një simptomë. /News31