Monday , October 19 2020

Infektohet me Covid edukatorja dhe personeli, mbyllet kopshti publik në Elbasan

Tre persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Elbasan. Mësohet se janë prekur nga koronavirusi një edukatore, kuzhinjerja dhe ndihmës kuzhinierja në kopshtin publik numër 7 në qytetin e Elbasanit. Bëhet me dije se kopshti është mbyllur, ndërsa personat e prekur janë karantinuar në banesë.

Ndërkohë infektimi i tyre ka krijuar panik tek punonjësit e tjerë të insititucionit arsimor dhe prindërit që kanë fëmijët e tyre aty.

Sakaq, bashkia ka kryer dezifektimin e të gjitha ambienteve.

Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë 375 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkaur në 13153.