Sunday , October 25 2020

Nis puna për rikonstruksionin e urës mbi lumin Shkumbin.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi një takim mëngjesin e sotëm me banorët e Polisit në Njësinë Administrative të Shushicës në Elbasan.  Balla gjatë takimit shoqërohej dhe nga inxhinierët dhe specialistët, të cilët do nisin punën për  rikonstruksionin e urës mbi lumin Shkumbin.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se ura mbi Shkumbin është një objekt që mban më shumë se 40 vite mbi “supe”, por me pak punë ka mundësinë të shërbejë edhe plot vite të tjera.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Filloi mëngjesi me këtë takim, duke i qëndruar fjalës së dhënë banorëve të Polisit në njësinë e Shushicës, me inxhinierët dhe specialistë për rikonstruksionin e urës mbi Shkumbin. Një objekt që mban më shumë se 40 vite mbi “supe”, por që me pak punë ka mundësinë të shërbejë edhe plot vite të tjera.