Saturday , October 31 2020

I gjithë stafi me COVID-19; Mbyllet qendra shëndetësore në Elbasan. Lagjja

Stafi shëndetësor prej 5 personash në qendrën shëndetësore në lagjen Skënderbej në qytetin e Elbasanit ka rezultuar i prekur me Covid-19. Për këtë arsye sot është bërë mbyllja e qendrës shëndetësore. Të prekur kanë rezultuar 3 infermierë dhe 2 mjekë të cilët pas daljes së përgjigjes së tamponit janë karantinuar.

Nuk dihet se ku do të trajtohen banorët e kësaj zone e nëse do bëhet transferimi i tyre në ndonjë tjetër qendër shëndetësore./javanews