Tuesday , October 27 2020

Moderatorja shpërthen në lot, shikoni çfarë i sjell bashkëshorti në mes të emisionit.

Moderatorja e njohur Fatma Methasani ka treguar detaje për ardhjen në jetë të djalit të saj Noah, emocionet e forta që ka përjetuar dhe për marrëdhënien që ka me Alfion. Sipas Fatmës, kohët e fundit e gjithë vëmendja e tyre është përqendruar tek djali i tyre duke lënë pas dore dhuratat që i bënin njëri-tjetrit.

Moderatorja ka treguar në emisionin Rudina se Alfio i dhuronte çdo muaj lule në datën që ata ishin lidhur dhe dilnin në ndonjë darkë, por muajt e fundit kjo gjë nuk po ndodh se të gjithë përkushtimin e ka marrë Noah dhe për këtë gjë është e lumtur.

Në këto momente asaj i vjen në studio një tufë me lule dhe një pusull nga Alfio i cili i shpreh dashurinë dhe respektin e madh që ka ndaj saj.

Fatma përlotet duke lexuar këtë pusull dhe në ato momente hyn Alfio në studio me byrek në dorë. Byreku është ushqimi i preferuar i saj, por Alfio nuk ia gatuan shpesh. Ajo është surprizuar dhe emocionuar pa masë.

Pse i keni vënë emrin Noah?

Fatma Methasani: Ne ja kemi gjetur emrin në muajin e fundit. Unë isha 9 muaj dhe ne nuk kishim një emër. Unë e gëdhija me prindërit e Alfios duke shfletuar libra për t’i gjetur emër. Unë me Alfion jemi një çift paqësor nuk para zihemi shpesh. Në muajt e fundit të shtatzënisë ziheshim më shumë se asnjëherë tjetër dhe arsyeja ishte emri i Noah-s. Unë jam shumë e dhënë pas emrave shqip, kisha krijuar një listë të emrave shqip dhe për dreq të gjitha emrat e bukura që kam gjetur nëpër libra dhe romane ishin emra gocash. Kisha bërë një listë me emra shqip, por duke qenë së prindërit e Alfios jetojnë në Itali, Alfio po ashtu ka jetuar shumë vite në Itali, emrat shqip i thonin me një theks më ndërkombëtar.

Pasi diskutuam jo ky emer më pëlqen jo ky emër nuk më pëlqen, erdhi një ditë në shtëpi dhe më tha unë e kam gjetur emrin dhe nuk dua diskutime. Tha emrin Noah, e kam pyetur pse ky emër dhe më ka thënë ashtu më erdhi është diçka organike dhe u vendos që do e ketë Noah.

Fatma pse re në dashuri me Alfion, çfarë të tërhoqi?

Fatma Methasani: Po të më thoje ky është Alfio dhe ti do dashurohesh me të, unë do thoja jo, nuk është një gjë që mund të ndodhë. Ishte diçka që erdhi krejt natyrshëm, nga një kafe, nga një takim apo nga ndonjë batutë. Gjithçka ishte e paparashikuar.

E para e punës është goxha çun njëher se dhe gjyshja ime thotë ku e more aq të gjatë, nuk e kuptoj se çfarë ka parë ai tek ty. Po është mirësia, dëshira për t’i bërë gjërat me shumë dashuri. Unë jam një njeri shumë spiritual, besoj shumë tek dashuria, mendoj se shëron gjithçka dhe kjo është e vetmja gjë që dua të bëj me Noah-n.

Dua t’i jap shumë dashuri sepse mendoj që ai do jetë një mik i mirë, një i dashur i mirë, një shok i mirë në punë nëse është i mbushur me dashuri. Alfio këtë gjë më ka mësuar dhe mua, ka nxjerrë një anë mjaft të mirë nga unë sa unë nuk e dija që ekzistonte. Ka një qetësi të pashpjegueshme për gjërat dramatike, një natyrë që i thotë gjërat e bukura, që flet në lidhje me gjithçka dhe këto gjërat e thjeshta më kanë bërë shumë për vete.