Monday , October 19 2020

Rudina Dembacaj rrëfen mes lotësh: Nuk e përjetova siç duhet propozimin e Markut për shkak të…

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte moderatorja Rudina Dembacaj. Para disa ditësh ajo mori një propozim për martesë nga partneri i saj, ish-deputeti, Mark Frroku. Ndërkaq, edhe pse me vete ka emocionet e propozimit të mrekullueshëm, moderatorja ka një mungesë të madhe dhe ai është i ati.

Ajo tha mes lotësh se asgjë nuk është më si më parë pas ikjes së tij. Edhe pse ajo mundohet që të jetë një mbështetje për motrën dhe mamanë, prapë e gjithë situata është tejet e vështirë. Ngushëllimi për të padyshim që është partneri Mark dhe e bija nga martesa e parë, Viktoria.

“Për shkak se mua më mungon shumë ai person, s’e kam përjetuar këtë gjë siç duhet ta përjetoja. Pas humbjes së tim eti nuk është asgjë si më parë. Mundohem që për mamanë dhe motrën të jem mbështetja. E diela vijon të jetë ajo fanatikja mes motrës, mbesës dhe Viktorias sime. Të dielat në Lezhë nuk krahasohen me asgjë në botë. Unë përveç familjes time kam pasur dhe Markun. Prezenca e Viktorias sfumon çdo lloj dhimbje, por unë do të jem vajza e babit dhe ai ishte shumë i lumtur, sepse më ka mësuar të mos e gënjej veten. Unë do të vijoj të mos gënjej kurrë sepse ai rriti një vajzë të tillë. I kërkoj ndjesë publikut, më mungon pafund”, u shpreh Rudina.