Saturday , October 24 2020

Mjaftuan pak vite në ’emigracion’! Elhaida Dani bëhet me shtëpi në Itali, ja çfarë thotë kur pyetet nëse ka të dashur

Elhaida Dani prej kohësh jeton jashtë vendit, në Itali, ku jeta e saj artistike ka marrë tjetër dimension. Për këngëtaren shqiptare duket se nuk karriera nuk është e vemtja! Gjatë intervistës në “ABC e Pasdites”, me moderatorin Ermal Peçi nuk i shpëtuan detajet e këndshme të shtëpisë së Elhaidës për të cilën e komplimentoi.

Ai paraqiti para këngëtares merakun e gjithë shqiptarëve që po e ndiqnin, nëse jetonte me qera apo e kishte blerë shtëpinë në Trieste.

Me të qeshura të forta këngëtarja u përgjigj që tashmë kishte një shtëpi të sajën në Itali. “Sa shumë doni me dit! Është e imja, është e imja”, tha Elhaida duke qeshur. Ndërsa një kuriozitet i shqiptarëve shuhet, një tjetër ndizet! Në këtë bisedë miqësore e me humor, moderatori Peçi e ngacmon nëse ishte në një marrëdhënie apo jo.

Këngëtarja ka qeshur nga ana tjetër e ekranit duke kërkuar që të kalonte tek pyetja e radhës.

Sakaq, edhe macja e saj në shtëpi shkakton shumë të qeshura. Këngëtarja që korri sukses në Itali disa vite më parë në “The Voice of Italy” prej pesë vitesh po e zhvillon karrierën në vendin fqij.

Impenjimet e saj veç Italisë zhvendosen shpesh edhe në Francë.

/NOA.al