Monday , October 26 2020

Pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu, në krye të gjykatës së Elbasanit një grua. Emri (Foto)

Pas dorëheqjes si kryetar gjykate të gjyqtarit Zihni Shahu, sot është zgjedhur në krye të kësaj gjykate, Enkeleda Kapedani. Zgjedhja e Kapedanit nga një votim i kryer mes gjyqtarëve të vetë gjykatës së Elbasanit Në garë për postin e kryetarit të gjykatës garonin, gjyqtarja Pajtime Fetahu, Matilda Fetau dhe Enkeleda Kapedani.

Në fund të votimit ka qenë gjyqtarja Kapedani, që ka mundur të marrë më shumë vota se dy koleget e saj. Enkeleda Kapedani ka marrë 4 vota, Matilda Fetau ka marrë 4 vota dhe Pajtime Fetahu ka marrë 1 votë.

Në fund fituese doli Enkeleda Kapedani për shkak të vjetërsisë së punës me dy vite më tepër punë në raport me gjyqtaren Matilda Fetahu.