Saturday , October 24 2020

“Nëse nuk lind fëmijë, lëre djalin tim”, gazetarja shqiptare trondit me historinë në emission

Iva Tiço është një nga gazetaret shqiptare, e cila ndan jo rrallëherë mendimet e saj me fansat për kauza apo tema të caktuara. Së fundmi e ftuar në ‘Ftesë në 5’ ajo foli për temën e cënimit të privatësisë nga pyetja e shumëpërfolur nga ne shqiptarë t “kur do sjellësh në jetë një fëmijë?”.

Gjatë diskutimit në emision, gazetarja ndau në studio një histori aspak normale, e cila tronditi opinionin publik. Iva tregoi një mesazh ku grua i ka rrëfyer gazetares se ka tentuar të sjellë në jetë një fëmijë por deri më tani pa rezultat, mirëpo vjehrra e saj i ka ushtruar presion, duke i thënë se nëse nuk sjell në jetë një fëmijë, djali duhet të ndahet nga ajo.

“Mendo që të kesh pas çdo muaji 20.000 njerëz që të thonë hë mo çfarë u bë, kjo për mua është një stres i dyfishtë. Unë pasi i publikova këto mesazhe mora tre komente ndjekësish dhe kam kuptuar një botë, disa rrëfime që më kanë lënë pa fjalë. Një zonjë që më ka treguar stresin që i shkaktonin familjarët se përse ajo kishte disa vite pa fëmijë. Në muajt e fundit vjehrra i kishte thënë, që nëse nuk e bën djalin me fëmijë, leje dhe ai të gjejë një tjetër”, tha gazetarja.