Sunday , October 25 2020

Trump dhe Melani infektohen me Covid-19, kush është këshilltarja bukuroshe që ua transmetoi (Foto)

Në orët e fundit u konfirmua infektimi me koronavirus i Presidentit amerikan Donald Trump dhe bashkëshortes së tij, Melania Trump. Dyshohet se çifti presidencial u infektua nga një prej këshilltareve kryesore të Presidentit, Hope Hicks. Këshilltarja e Presidentit u konfirmua pozitive gjatë së enjtes. Hicks ju nënshtrua tamponit pasi nisi të ndjente simptoma të Covid-19, pas një udhëtimi me avion, gjatë një takimi elektoral në Minesota, SHBA.

Këshilltarja e kreut të Shtëpisë së Bardhë u izolua, ndërkohë që nga tamponi i kryer pas saj, edhe Trump dhe zonja e parë dolën pozitiv me koronavirus. /noa.al