Tuesday , October 27 2020

Manchester United i dëshpëruar për sulmues, tenton dështimin e Barcelonës dhe ‘yllin’ e Sevillia-s

Tre ditë nga mbyllja e merkatos Manchester United është i dëshpëruar për të firmosur me një futbollist me tiparë sulmuese. Pasi Dortmund refuzoi 108 mln stërlina për Jadon Sancho-n ‘djajtë e kuq’ janë hedhur në sulm për dy alternativa të tjera. ESPN shkruan se plani B i Manchester United është Ousame Dembele, futbollisti i Barcelonës i blerë për 150 mln euro nga Dortmund.

Duke parë dëmtimet e pafundme dhe të gjata, por edhe impaktin e dobët që ka në lojë, Manchester United shpreson ta marrë me formulën e huazimit, ose ta blejë përfundimisht për 45 mln paund.

Ekipi i drejtuar nga Solskjaer raportohet se po interesohet fuqishëm dhe Lucas Ocampos, mesfushorin e Sevillia-s. ‘Djajtë’ pretendojnë se për 26-vjeçarin do të mjaftonin 35 milionë paund. Sezonin e kaluar ai shënoi 17 gola duke e ndihmuar Sevillia-n të fitonte Europa League.