Friday , October 23 2020

Neritan Ceka flet pas shërimit nga Covid-19: Trajtimi më shkoi 5 mijë euro. Nuk pata asnjë…

Arkeologu dhe ish-diplomati Neritan Ceka, ka treguar në daljen e parë mediatike pas shërimit nga koronavirusi, se si e ka përballuar sëmundjen. Ai tregon se është ndjerë i lënë pas dore nga shteti dhe se për pensionistët trajtimi i sëmundjes në shtëpi, është vdékjé. Ceka zbuloi gjithashtu se trajtimi i Covid-19 në shtëpi, i ka shkuar deri në 5 mijë euro. E ai theksoi se ilaçet i kishte marrë pa recetë.

“Unë dhe gruaja ime jemi sëmurë në të njëjtën ditë. Kemi telefonuar 127 dhe na kanë ardhur pas 3 ditësh në vend që të vinte mjeku i familjes. Kemi bërë tamponin dhe pas 5 ditësh na doli që nuk kishim gjë. Dolëm negativ, ndërkohë që kishim kaluar në oksigjen. Dhe të gjithë trajtimin, që nga dita e parë e deri më sot e kemi bërë me mjetet tona.

Të gjithë ata që jetojnë me pensione të ndershme, me 160 mijë lekë në muaj, kjo është vdékjé. Nuk bëjnë dot asgjë, as marrje të aparatit të oksigjenit, as të përballojë shpenzimet. Unë s’kam patur asnjë kontakt me këtë që quhet qeverisje. Minimumi për një njeri që të kalojë Covidin në shtëpi është rreth 5 mijë euro. Nuk më dhanë recetë, kupton apo jo. Unë dhe gruaja ime i kemi marrë ilaçet pa recetë. Dhe nuk kemi mundësi, as në rastet kur kompensohen nuk i marrim dot. Vetëm me telefon, një mjeke atje që të jep një këshillë se çfarë mjekimi duhet të marrësh. Dhe nëse nuk ke një mjek mik, ti je i vdéķur.”– deklaroi Ceka.

Neritan Ceka u infektua me Covid në fillim të muajit shtator.